Arsyeja përse është e pamundur të jesh vegjetarian

Shëndetësia

Arsyeja përse është e pamundur të jesh vegjetarian

Më: 28 prill 2016 Në ora: 13:04

Ekspertët thonë se është e pamundur të jesh vegjetarian, pasi bimët ushqehen me jashtëqitjen e kafshëve dhe njerëzve.

Çdo vegjetarian dhe vegan varen nga një sistem ushqimor që përfshin kafshë.

Sipas ekspertëve duhet t’i kushtoni më pak vëmendje çështjes së çfarë duhet të hani ose jo dhe të fokusoheni më shumë për të qenë pjesë e një ekosistemi të shëndetshëm.

Andrew Smith, profesor në Universitetin Drexel thotë se, bimët kanë nevojë për ushqyes nga toka, që ndër të tjera, pjesë e tyre janë mbetjet e kalbura të bimëve dhe jashtëqitjet shtazore.

Ndaj sipas Smith, edhe ata që mendojnë se po ushqehen vetëm me bimë, në fakt po konsumojnë gjithashtu edhe mbetjet e kafshëve.

“Kjo është arsyeja përse është e pamundur të jesh vegjetarian”, thotë Smith.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat