Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Nexhat Hajrullahu, së bashku me drejtorin e QKMF-së, Fejzulla Berisha dhe këshilltarin komunal Isa Agushi, kanë vizituar sot Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhegër, ku u njoftuan për së afërmi me punët nga përgjegjësi Arif Mustafa.
“Me fillimin e projektit të bashkëpunimit në mes Komunës së Gjilanit dhe “Caritasit” për pranimin e punëtorëve shëndetësor per ofrimin e shërbimeve shëndetësore në fshatra dhe në familje të pacientëve në nevojë, neve na u dha mundesia që të fillojmë edhe me ndërrimin e dytë në QMF-Zhegër”, janë shprehur drejtorët, Hajrullahu e Berisha.
Gjithashtu, në këtë Qendër, tani e tutje punon edhe stomatologu me asistenten, e cilët ofrojnë shërbime shëndetësore për popullatën e këtij lokaliteti.
Përfaqësuesit e mjekësisë gjilanase thane se së shpejti do të fillojne edhe me shërbimin e laboratorit në kuadër të kësaj Qendre.
Hajrullahu e Berisha kanë falënderuar kryetarin Hazirin, i cili në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmanin dhe “Caritas Kosova” financuan këtë projekt për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për popullatën e Komunës së Gjilanit.