Ja si të hiqni lëkurën e errët tek bërrylat, gjunjët dhe sqetullat

Shëndetësia

Ja si të hiqni lëkurën e errët tek bërrylat, gjunjët dhe sqetullat

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 17:42

Pavarësisht moshës apo origjinës, lëkura e errët ndodhet tek çdo njeri, në gjunjtë, bërryla dhe në sqetulla.

Kjo ndodh zakonisht kur këto pjesë trupi fërkohen shpesh, në mungesë të higjensë së parregullt, gjenetikës si dhe nëse keni lëkurë të thatë.

Por ka disa mënyra natyrale të cilat do ju ndihmojnë ta shmangni këtë:

Sodë buke
Merrni një lugë gjelle sodë buke dhe përziejeni me 1 gotë qumësht. Aplikojeni përzierjen në zonat e errëta dhe mesazhojeni në lëvizje rrethore. Përsëriteni këtë proçedurë 2 herë në ditë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.

Shafran Indie, mjaltë dhe qumësht
Përzieni të gjitha elementet sëbashku derisa të formohet një formë paste. Aplikojeni pastën në zonat problematike dhe lërëni të veprojnë për 20 minuta. Përsëriteni këtë proçedurë çdo mbrëmje.

Sheqer dhe vaj ulliri ekstra i virgjër
Bëni një masë të trashë me sasi të barabartë sheqeri dhe vaji ulliri. Aplikojeni masën në zonat e errëta dhe mbajeni për 15 minuta. Më pas shpëlahuni me ujë të vakët e sapun të butë.

Limon me mjaltë

Kjo është një tjetër mënyrë mjaft efektive për të menjanuar këtë problem. Përzieni 2 lugë lëng limoni me një lugë mjaltë. Aplikojeni përzierjen në bërryla ose gjunjë dhe përsëriteni këtë metodë çdo ditë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat