​Kosova nuk ka numër të saktë të të prekurve me epilepsi

Shëndetësia

​Kosova nuk ka numër të saktë të të prekurve me epilepsi

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 07:53

(E plotësuar) - Në klinikën e neurologjisë në QKUK gjatë viti 2015 janë trajtuar 730 persona me epilepsi, mirëpo ende nuk ekziston një regjistër i saktë i të prekurve me epilepsi në Kosovë.

Ndërsa në tërë botën 50 milionë njerëz vuajnë nga epilepsia, ku nga këta njerëz të prekur më këtë sëmundje 8 milionë janë nga Evropa.

Këto të dhëna u bënë të ditur sot në një tryezë të organizuar nga Shoqata kundër Epilepsisë në Kosovë, në Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë.

Kryetarja Shoqatës Kundër Epilepsisë, Valbona Govori paraqiti disa probleme me të cilat ballafaqohen pacientët kosovar të cilët janë të prekur me epilepsi.

"Duhet ti përmirësojmë shërbimet dhe kujdesin për pacientë. Çdo ditë ballafaqohemi me pacientë që kanë problemi me terapi, ne bëjmë modifikime të barit sepse pacienti nuk ka mundësi me siguri dhe për këtë bëjmë thirrje që disa barna të hyjnë në listën esenciale", tha ajo.

Nexhmedin Shala, Drejtor i klinikës së neurologjisë kërkoi që të bëhet një sensibilizim për kujdesin ndaj këtyre pacientëve, deri sa trego i se klinika e neurologjisë ka shumë sfida.

"Nuk është bërë mjaftë. Ne kemi shumë sfida. Duhet të investoje në diagnostifikim. Nuk kemi aparat për 24 orë, mungon terapia e mjaftueshme, nuk kemi statistika valide se kush çfarë është", shtoi Shala.

Shënohet Dita Evropiane e Epilepsisë

Me rastin e Ditës Evropiane të Epilepsisë, Shoqata kundër Epilepsisë e Kosovës, organizon tryezën e rrumbullakët kushtuar kësaj dite.

Kjo ditë në shumë shtete të Evropës kalon me mori aktivitetesh të ndryshme lidhur me këtë sëmundje, me moton "Epilepsia, është më shumë se një krizë, stop stigmës dhe diskriminimit".

Qëllimi kryesor i shënimit të ditës Evropiane është ngritja e vetëdijes për nevojën e përmirësimit të tretmanit dhe kujdesin për 6 Milion njerëzë në Evropë të cilët kanë Epilepsinë.

Arsyeja e shënimit të kësaj dite në Kosovë është thirrje për aksion për të gjithë ata që me kontributin e tyre do te përkrahin luftën kundër Epilepsisë.

Shënimi i kësaj dite bëhet për herë të katërt në Kosovë nga ana e Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës(SHKEK) e cila nga viti 2011 është anëtare e Ligës Internacionale Evropiane kundër Epilepsisë (ILAE) , me qëllim të senzibilizimit të popullatës, ngritjës së vetëdijës që edhe pse nuk është sëmundje e lehtë dhe e padëmshme, ajo mund të kontrollohet me sukses dhe falë tretmanit medikamentoz dhe jetë të diciplinuar me këtë sëmundje mund të jetohet një jetë normale dhe kvalitative., si dhe mos të jenë viktimë e stigmatizmit nga rrethi/mjedisi i cili për shkak të panjohurive për sëmundjen i bënë që personat me epilepsi shpeshë herë të fshehin sëmundjen në mënyrë që shoqëria të mos i largoj, gjykoj apo ngacmoj.

Disa fakte mbi epilepsinë

· Në botë janë të prekur më shumë se 50 milionë njerëz, e kjo e bënë këtë një problem të rëndësishëm në shëndetin publik.

· Në të kaluarën kanë ekzistuar shumë paragjykime dhe dogma për epilepsinë. Sot, qëndrimet bashkëkohore të ILAE

tregojnë se personat me epilepsi mund të jetojnë dhe punojnë normalisht, sikurse çdo individ tjetër i shëndoshë;
· Kriza epileptike shkaktohet nga zbrazja enorme e ekcitimit të qelizave nervore

· Një sulm epileptik nuk do të thotë epilepsi;

· Meshkujt vuajne pakë më shumë se femërat

· Epilepsia munde të fillojë në cdo moshë por më e zakonshme është në fëmijëri dhe në moshat e shtyera (mbi 65 vjec)

· Mund të paraqitet në cdo racë dhe cdo shtresë sociale

· Deri më 70% e personave me epilepsi kanë kontrolle të plotë të krizave me përdorimin e terapisë antiepileptike

· Terapia për epilepsinë doemos duhet të merret me rregull, ashtu si është udhëzuar nga neurologu/epileptologu, me kontrolle të rregullta, si dhe kontrolli i ilaçit në gjak dhe EEG;

· Ngasja e automjetit kërkon një qasje individuale, edhe pse nuk rekomandohet vozitje profesionale. Në më shumë vende të botës, personave që s’kanë pasur sulm në periudhë prej 1-3 vjet, u lejohet ngasja e automjetit nën kontroll;

· Shtatëzania tek femërat me epilepsi duhet të jetë e planifikuar dhe në konsultim me epileptologun.

· Personat me epilepsi duhet të jetojnë dhe të punojnë në një atmosferë normale e të shëndoshë, me përkrahje të familjes dhe mjedisit shoqëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat