Pijet që ju ndihmojnë në humbjen e peshës

Shëndetësia

Pijet që ju ndihmojnë në humbjen e peshës

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 09:29

Humbja e peshës ka qenë dhe është njëra ndër temat më të përfolura të shumë personave, sidomos të femrave të cilat dëshirojnë të kenë një trup me linja të mira.

Lëngje perimesh

Përpos se kanë shumë efekte tjera të mira, lëngjet nga perimet gjithashtu ndihmojnë në humbjen e peshës, pasi janë në gjendje të shkrijnë yndyrën nga trupi ynë.

Janë të njohura si mënyra më e sigurtë për humbje të peshës. Gjithashtu këto lëngje mund të baraspeshojnë nivelin e hormoneve, të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe të rregullojnë metabolizmin.

Çaji i gjelbërt

Ky çaj është përdorur për vite me radhë pasi ka shumë përfitime nga ai, teksa njëri nga përfitimet është edhe humbja e peshës.

Çaji i gjelbërt në përdorim të vetëm mund të ju ndihmojë që të humbni vetëm disa kilogramë, pasi ai ka efekt më të mirë kur shtohet në një dietë.

Nuk është me rëndësi se çfarë jeni duke bërë, pasi pirja e çajit të gjelbërt me një filxhan në ditë ju jep antioksidant të mjaftueshëm që ju ndihmojnë të largoni peshë.

Lëngje frutash (Boronicë dhe dardhë)

Lëngjet e frutave janë shumë të shijshme, lehtë të përgatitshme dhe shumë të pasura me gjëra të shëndetshme si vitamina dhe minerale.

Ka shumë fruta që mund të përdoren nga ju, mirëpo boronica dhe dardha janë ato të cilat japin efekt më të madh.

Këto dy fruta ndihmojnë që të humbni peshë, por gjithashtu ju japin edhe energji në trup duke ju sjellur vitamina dhe proteina esenciale. Gjithashtu, këto ndihmojnë që të luftoni edhe kundër infeksioneve të ndryshme.

Kafja e zezë

Është i njohur fakti se nëse konsumohet me rregull, kafja e zezë mund të ketë një numër të madh të efekteve të mira dhe të shëndetshme.

Ajo përmban antioksidant të lartë dhe lufton kundër sëmundjeve të kancerit, teksa gjithashtu mund të ulë rrezikun për diabet dhe sëmundje të zemrës.

Nëse dëshironi që të humbni peshë me kafen e zezë, atëherë atë duhet ta konsumoni pa sheqer dhe pa qumësht, pasi këto mund të rrisin kaloritë në trupin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat