Fëmija 4 vjeç ka dhimbje të forta barku, mjekët bëjnë një zbulim shokues

Shëndetësia

Fëmija 4 vjeç ka dhimbje të forta barku, mjekët bëjnë një zbulim shokues

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 10:37

Një fëmijë 4 vjeç zbulon se është “shtatzënë”. Ishte një shok për familjen e vogëlushit indian nga Kharikabandh, në distriktin e West Bengal, të zbulonin se shkak për dhimbjen e tij të barkut ishte zhvillimi i një fetusi brenda tij, qysh nga lindja. Ky zbulim u bë pas kontrolleve të imtësishme të mjekëve, të cilët zbuluan një embrion të vdekur brenda tij. Rasti i vogëlushit është shumë i rrallë dhe njihet ndryshe fetus in fetu. Fëmija u operua me urgjencë rreth dy javë më parë dhe siç raporton Daily Mail, embrioni i vdekur kishte këmbë, duar, thonj dhe kokën e formuar dhe u hoq pas një operacioni të gjatë. Vogëlushi aktualisht është në fazë mbikëqyrje nga mjekët, por jashtë rrezikut. -

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat