Uria nuk është gjithmonë ajo që duket

Shëndetësia

Uria nuk është gjithmonë ajo që duket

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 08:30

Ndjenja e urisë është instinktive, ndërsa shumica e njerëzve kërkojnë ushqim menjëherë pas paraqitjes së shenjave të para të urisë edhe pse në fakt nuk është e domosdoshme që të hanë në atë moment.

Është e natyrshme paraqitja e urisë para se të vijë koha e rregullt e ushqimit, mirëpo të hash secilën herë kur paraqitet edhe shenja më e vogël e urisë, rezulton me ngrënie të tepërt.

Ja se çfarë ofrojnë shkencëtarët si mënyrë për ta kontrolluar urinë.

Llogariteni dëshirën për ushqim nga 0 deri në 4:

0 = nuk jam i uritur

1 = uri e lehtë

2 ose 3= uri mesatare

4 = jeni shumë të uritur

Sipas shoqatës dietetike amerikane, duhet të hani atëherë kur të arrini në vlerën 2 ose 3.

Mungesa e perimeve, mungesë e kalciumit

Shumica e njerëzve nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme të perimeve dhe shumica e njerëzve nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme të kalciumit. A ka ndonjë lidhje? Tridhjetë njerëz kanë shijuar dhe vlerësuar shijen e hidhur të 24 perimeve të ndryshme të hidhura, ndërsa më pas ato vlerësime janë krahasuar me përbërjen e kalciumit në to. Është vërtetuar se perimet më të hidhura përmbajnë më shumë kalcium. Njerëzit mund ta njohin shijen e kalciumit në ushqim dhe se këtë shije e llogarisin si të hidhur, e ndoshta kjo është arsyeja se pse perimet e pasur me kalcium janë më pak të preferuara. Konsumoni perimet e hidhura, sepse janë më të pasura me kalcium!

Një lëng më pak, gjysmë kilogrami më pak

Zvogëlimi i konsumimit të lëngjeve që përmbajnë sheqer është mënyra më e mirë për të humbur peshë, sesa shmangia e kalorive të njëjta nga sheqeri në formë të ngurtë.

“Studim i realizuar te 810 persona të rritur pohon se, eliminimi ditor i 350 ml lëngu të ëmbël në një periudhë gjashtë mujore rezulton me humbjen e peshës për gjysmë kilogrami, ndërsa i njëjti rezultat nuk arrihet nëse eliminohet sasia e njëjtë e kalorive nga sheqeri në formë të ngurtë”, shkruan revista “American Journal of Clinical Nutrition”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat