Ja përse kafja ju bën të shkoni në tualet

Shëndetësia

Ja përse kafja ju bën të shkoni në tualet

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 19:47

Është vërtetuar se kafeina stimulon trurin, por ekziston edhe një dukuri tjetër që stimulohet prej saj.

Kafja përveç se është një diuretik i shkëlqyer, ajo ndihmon në largimin e ujit nga organizmi dhe është një lloj laksativi që stimulon lëvizjen e zorrëve.

Edhe pse një numër i madh studimesh janë përpjekur të shpjegojnë efektin e kafes në jashtëqitje, por akoma ska dalë një shkak i drejtë që mund ta vërtetojë këtë gjë.

Një studim i publikuar në vitin 1990 në një revistë të gastroenterologjisë ka konfirmuar se kafeja nxit një “përgjigje gastroklonike” tek disa individë vetëm disa minuta pas pirjes së saj.

Kafja liron gastrin, një hormon ky që prodhohet brenda stomakut dhe rrit aktivitetin e zorrës së trashë.

Lidhur me faktin se kjo zonë është shumë afër zorrës së trashë, studiuesit arritën në përfundimin se aktiviteti i shtuar i zorrës së trashë mund të jetë përgjegjëse për efektin laksativ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat