Përfitimet shëndetësore që sjell konsumimi i verës së kuqe

Shëndetësia

Përfitimet shëndetësore që sjell konsumimi i verës së kuqe

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 08:11

Vera e kuqe ka përfitime të habitshme shëndetësore. Pirja e tepërt e alkoolit është e keqe për mëlçinë tuaj, por pirja e verës brenda kufijve të rekomanduar ju sjell përfitimet shëndetësore si më poshtë:

Vera e kuqe ndihmon në humbjen e peshës

Verërat e kuqe ndihmojnë në humbjen e kileve të tepërta nga trupi ynë. Sipas një studimi të kryer në Universitetin Shtetëror të Oregonit, lëngjet apo verërat e bëra nga rrushi me ngjyrë të errët mund të ndihmojë në luftën kundër peshës. Acidi elegjik (antioksidant natyral që përmban rrushi) parandalon formimin e qelizave të reja yndyrore dhe ngadalëson rritjen e atyre ekzistuese. Kjo rrit metabolizmin e acideve yndyrore brenda mëlçisë. Të gjitha këto mundësojnë humbjen e peshës së tepërt. Rekomandohet se pirja e lëngjeve është më rezultative se sa konsumimi në formë fruti, pasi fermentimi rrit sasinë e acidit elegjik në verë.

Vera e kuqe lufton kancerin

Dy studime të veçanta nga ana e Universitetit të Missouri dhe Shkolla e Mjekësisë kanë treguar se vera e kuqe mund të ndihmojë në trajtimin e kancereve të caktuara. Në studimin e parë të publikuar në vitin 2012, tregohet se një antioksidant i gjetur në verën e kuqe, sensibilizon qelizat e kancerit të prostatës. Si rezultat, pacientët e kancerit të prostatës kanë shanse më të mira të rimëkëmbjes, madje edhe kur ata vuajnë nga tumoret agresive. Një vit më vonë, ata zbuluan se vera e kuqe gjithashtu i bën qelizat melanoma më të prekshëm ndaj terapisë rrezatuese. Hulumtimi më i vjetër ka provuar tashmë se vera e kuqe i bën qelizat e kancerit më të përgjegjshme në kimioterapi, një trajtim i përdorur gjerësisht për kancerin. Studimet e fundit vetëm shtojnë rezultatet e mira që ofron vera e kuqe.

Vera e kuqe ka efekte antiplakje

Gjithkush dëshiron që të duket i ri dhe të jetojnë gjatë. Nuk duhet të shkoni më larg se te vera e kuqe për të kërkuar çelësin e rinisë. Kjo nuk do t’ju bëjë një të pavdekshëm (ose një vampir sparkly), por ajo mund të ngadalësojnë plakjen e trupit tuaj. Pirja e rregullt e verës së kuqe bën që lëkura juaj të jetë e shëndetshme dhe të bëhet më rezistente ndaj dëmeve që shkakton dielli. Ekspozimi i diellit është fajtori kryesor për plakjen e lëkurës. Por vera e kuqe ju ndihmon që të dukeni pesë vjet më të rinj nëse e konsumoni rregullisht atë. Konsumi i verës së kuqe lidhet edhe me zvogëlimin e rrezikut për sëmundjet e moshës, si diabeti, kanceri dhe Alzheimer. Në fakt, vera pengon në 80 për qind më pak për t’u prekur nga sëmundja Alzheimer.

Vera e kuqe ndihmon në shëndetin e zemrës

Hulumtimet tregojnë se vera e kuqe është një aleat i mirë edhe në forcimin e zemrës duke ju mbajtur larg rrezikut të atakut kardiak. Vera e kuqe është e mbushur me resveratrol dhe antioksidantë të cilat ndihmojnë të bëjnë zemrën të lumtur dhe të shëndetshme. Një funksion i antioksidantit është se ato rrisin nivelin e kolesterolit "të mirë", i njohur ndryshe si lipoproteinave me densitet të lartë (HDL). Kjo është lloj i kolesterolit që ju dëshironi të keni në sasi të lartë, që gjaku të ketë qarkullim normal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat