Gjërat që s’duhet t’i vishni 2 ditë rresht

Shëndetësia

Gjërat që s’duhet t’i vishni 2 ditë rresht

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 12:04

Jeta jonë ndoshta do të ishte shumë më e lehtë nëse do të vishnit të njëjtat rroba çdo ditë.

Nëse e shohim nga pikëpamja higjenike, nuk është mirë që rrobat e njëjta të vishen çdo ditë, por janë dy gjëra që nuk preferohen t’i vishni 2 ditë rresht.

Ato janë sytjenat dhe këpucët

Portali që publikon studime nga shëndetësia, shefinds.com, shkruan se nuk duhet të vishen tw njëjtat sytjena 2 ditë rresht. Ato kanë nevojë që të qëndrojnë një ditë larg nga kontakti me lëkurën. Pasi që sytjenat të mbahen të veshura tërë ditën, elasticiteti i tyre është shpërdorur prandaj ato kanë nevojë për kohë që ta rikuperojnë formën e tyre dhe të rivihen sërish. Ju duhet të shpenzoni pak më shumë para në disa lloje sytjenash që ta mbroni shëndetin tuaj.

Këpucët

Ka mijëra njerëz që zotërojnë vetëm një palë këpucë për një sezonë dhe i veshin ato çdo ditë. Por është më mirë për shëndetin që të keni të paktën 3 palë këpucë. Njësoj si këpucët, edhe këmbët kanë nevojë të qetësohen.
“Duke veshur të njëjtat palë këpucë çdo ditë, ju do të ushtroni presion të përsëritshëm në zonat më të rëndësishme të këmbëve tuaja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat