Ja shkaku kryesor për vdekshmërinë e femrave në vitin 2015

Shëndetësia

Ja shkaku kryesor për vdekshmërinë e femrave në vitin 2015

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 17:59

Një studim i publikuar në revistën shkencore “Annals of Oncology” i drejtuar nga italiani Carlo La Vecchia, epidemiolog i Universitet të Milano, thotë se në vitin 2015 do të jenë më shumë fema që do vdesin nga kanceri në mushkëri se sa nga kanceri i gjirit.

Gjatë studimit janë analizuar të dhënat e 28 vendeve të Bashkimit Europian.

Më saktësisht parashikohet se do të vdesin 90800 femra nga kanceri në mushkëri, përkundër 87500 të tjerave që mund të vdesin nga kanceri i gjirit.

Shkalla e vdekshmërisë së femrave nga kanceri në mushkëri është rritur në masën 9% nga viti 2009.

Megjithatë sipas studiuesit, meshkujt janë ata që dominojnë në shkallë vdekshmërie nga kanceri në mushkëri dhe se duhet pritur deri në vitin 2020 për t’u shënuar një përmbysje e mundshme, për shkak të rritjes së numrit të femrave që pinë duhan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat