Ja muajt idealë për ngjizjen e një fëmije

Shëndetësia

Ja muajt idealë për ngjizjen e një fëmije

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 22:53

Për ata që ëndërrojnë të kenë një fëmijë, vjen në ndihmë një studim i ri në lidhje me pjellorinë. S’bëjnë aq shumë punë dietat speciale, apo këshillat e përgjithshme që rezultojnë shpesh joefikase. Studimi i publikuar në revistën Chronobiology International ka zbuluar periudhën e duhur për ngjizjen.

Momenti i duhur duhet të jetë pikërisht gjatë periudhës verore dhe veçanërisht në muajt korrik-gusht, përderisa rezultojnë më të favorshëm për fertilitetin mashkullor. Studimi ka zgjatur 11 vjet plot analiza dhe ka shërbyer për të kuptuar nëse mund të ekzistojë një periudhë e saktë për një prodhim më të madh spermatozoidësh.

Pikërisht në periudhën korrik-gusht, meshkujt rezultojnë të kenë një denduri spermatik më të madhe se 40%. Ndërsa e kundërta ndodh në periudhën dimërore, kur përqindja e dendurisë la tendencë të përgjysmohet. “Konfirmuam ekzistencën e një variacioni sezonal – ka deklaruar Alfredo de Giorgi, përgjegjës i studimit – në disa aspekte funksionalë të spermës njerëzore. Përgjegjësit në këtë drejtim janë ndryshimet sezonale në nivel hormonesh, mes të cilëve testosteroni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat