Shenjat treguese të diabetit

Shëndetësia

Shenjat treguese të diabetit

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 14:42

Diabeti është një sëmundje që nëse arrijmë ta kapim në kohë do ti japim më shumë mundësi vetes që mos të na shfaqen probleme prej tij. Simptomat e diabetit shpesh nuk vërehen me kohë. Nëse nuk mjekohet, diabeti mund të ketë pasoja serioze për shëndet.

Rritja e ndjenjës së urisë është edhe një shenjë e diabetit, e cila shkaktohet nga ndryshimi i përqendrimit të sheqerit në gjak. Një shenjë tjetër e hershme e diabetit është edhe lodhja kronike, por edhe ndryshimet e shpejta në peshë.

Gjithashtu siptoma të diabetit janë dhe çrregullimi i shikimit, pastaj tharja e lëkurës, apo dobësimi i qarkullimit. Lëkura më e errët në qafë, apo sqetulla, mund të jetë shenjë e rezistencës në insulinë, si dhe e nivelit të lartë të sheqerit në gjak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat