5 këshilla për të shmangur të vjellat në shtatzëni

Shëndetësia

5 këshilla për të shmangur të vjellat në shtatzëni

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 07:57

Nëse ka një shqetësim gjatë shtatzënisë i cili është bezdisës për pjesën më të madhe të femrave, ai është problemi me të vjellat. Kjo për shkak se mund të ndodhin në çdo moment të ditës, pa marrë parasysh asnjë rrethanë.

Për të shmangur të vjellat dhe për të mbajtur nën kontroll këtë situatë, sjellim bashkëngjitur pesë këshilla:

-Hani vakte të vogla por të shpeshta gjatë ditës. Nëse zakonisht konsumojmë tre vaktet kryesore, në shtatzëni këto vakte bëhen më të shpeshta, por në porcione ushqimore më të pakta.

-Shmangni ushqimet me aroma që iu provokojnë të vjella.

-Mbajeni të ndarë mirë procesin e të ngrënit dhe të pirit. Nevojitet minimumi 30 minuta nga një veprim te tjetri. Në të kundërt ndjesia e përzjerjes provokohet më shpejt.

-Konsumoni ushqim me përmbajtje xhenxhefili. Prania e këtij elementi redukton simptomat e përzjerjes. Mund ta nisni edhe duke pirë çaj me xhenxhefil, por pa e tepruar.

-Nëse merrni ilaçe specifike apo vitamina për shtatzëninë, bëjeni në darkë ose para se të flini në mënyrë që të mos e lodhni stomakun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat