Si të bëni një “detoksifikim pranveror” në kushtet e shtëpisë

Shëndetësia

Si të bëni një “detoksifikim pranveror” në kushtet e shtëpisë

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 17:37

Sipas natyro-patologes Linda Pejxh, detoksifikimi pranveror është një teknikë e rëndësishme për rigjenerimin e organizmit, sado të shëndetshëm që të jeni. Është një dietë shumë e lehtë, që përqendrohet në tretje dhe te zorrët, për të ndihmuar në eliminimin e mbeturinave të akumuluara dhe përmirësuar funksionet e trupit.

Kohëzgjatja e duhur për një pastrim pranveror apo veror mund të jetë 3-5 ditë, ose një fundjavë e zgjatuar, kohë e mjaftueshme për shumë njerëz që t’i përshtaten dietës pa shkaktuar shumë tension në organizëm.

Shenjat treguese për nevojën e një “pastrimi pranveror”

- Shenja fryrjeje, kapsllëku dhe kongjestioni.

- Keni shtuar ndonjë kilogram të padëshiruar, ndonëse nuk po konsumoni ushqim të tepërt.

- Ndiheni të pafuqishëm shumicën e kohës.

- Ju është përkeqësuar tretja.

- E ndieni kraharorin dhe mushkëritë të bllokuara dhe të ënjtura (shenjë e frymëmarrjes së ngadalësuar dhe jo të thellë, ndoshta edhe e mikrobeve infektuese në shkallë të ulët).

Plani ushqyes i “pastrimit pranveror”

Niseni me këtë plan ushqyes 3-5-ditor. Ushqyerja duhet të përqendrohet në ushqime me bimë të freskëta, fruta dhe perime, 8 gota me ujë në ditë.

Një natë para “pastrimit pranveror”, përgatitni një sallatë të lehtë me shumë përbërës të gjelbër.

Për 3-5 ditë:

- Pasi të ngriheni nga shtrati, konsumoni ndonjë produkt pastrues dhe përforcues shkarkimi, ose një lugë çaji me pije fibre në lëng të shtrydhur ose ujë. Shtojini 1 000 miligramë vitaminë C, 3 herë në ditë, për të rritur nivelet e glutationit në organizëm, një përbërës i rëndësishëm detoksifikues.

- Për mëngjes, pini një prej lëngjeve të frutave që ju pëlqen.

- Paradite, pini një pije të gjelbër ose një filxhan me çaj jeshil.

- Në drekë konsumoni një lëng të freskët karotash, ose lakër turshi.

- Në vaktin e pasdites, pini një gotë me lëng molle të saposhtrydhur, ose një çaj pastrues me bimë mjekësore.

- Rreth orës 5 pasdite, konsumoni një racion supë, një lëng të freskët karote ose perimesh.

- Në darkë, supë me 2 lugë gjelle me perime të thata deti, të copëtuara sipër.

- Para se të shkoni në shtrat: pini një filxhan me çaj mente.

- Mbrëmjen e fundit, mbylleni pastrimin tuaj me një sallatë jeshile me lakra brukseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat