Llojet më të shëndetshme të çajit

Shëndetësia

Llojet më të shëndetshme të çajit

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 14:23

Çaji ëhstë një pije e shëndetshme, që është shumë i këshillueshëm sidomos në rastet kur jemi të ftohur ose me grip. Konsumimi rregullisht i tyre do të ndihmojë të keni një organizëm larg sëmundjeve. Llojet më të shëndetshme të çajit janë;

Çaj mente
Përpos që ka shije dhe aromë të mirë, çaji i mentës ka edhe shumë veti të shëndetshme. Ai është efikas në mjekimin e ftohjes, ndihmon edhe tek problemet me tretjen, meqë qetëson lukthin dhe zorrët. Mentja ndikon mirë edhe në sistemin nervor, prandaj u preferohet personave nervozë dhe me ankth.

Çaj hithrash
Çaji i hithrës që nga lashtësia përdoret për mjekimin e inflamacionit të rrugëve urinare dhe te sëmundjet e veshkave. Hithi ka sasi të mëdha të kaliumit i cili është diuretik natyror, por edhe hekur, i cili ndihmon në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Çaj kamomili
Çaji i kamomilit te ne përdoret shumë shpesh, meqenëse relakson, është i mirë për tretje, zbut dhembjen e ndihmon edhe për ngërçet. Për shkak të vetive të tij, çaji i kamomilit përmirëson pamjen e lëkurës dhe flokët i bën më të forta dhe më të shëndetshme. Femrat shpesh përdorin çajin e kamomilit për zbutjen e problemeve menstruale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat