I ngjason mollës, por ky frut mund t'ju vrasë

Shëndetësia

I ngjason mollës, por ky frut mund t'ju vrasë

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 08:48

​Molla helmuese, siç edhe njihet në mbarë botën, gjendet më shumë në Florida, Bahamas, Karaibe, Amerikë Jugore dhe Qendrore. Kjo lloj molle është bërë një shqetësim i madh për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me mollën e vërtetë

Përkthimi i fjalëpërfjalshëm i emrit të këtij fruti nga gjuha spanjolle është “mollë e vogël” dhe është fizikisht shumë e ngjashme me mollët që mund t’i blini kudo.

Pema e kësaj molle është më helmuesja në botë. Kjo mollë ndryshe njihet edhe si “molla e vogël e vdekjes”, ndërsa vetë druri i mollës përmban toksina të fuqishme që kur konsumohet mund të shkaktojë pezmatim të tmerrshëm të lëkurës.

Nëse do të ishit nën pemën e kësaj molle kur do të binte një shi i madh, lëkura juaj do të digjej nga pikat e shiut që do të binin në gjethe dhe më pas në trupin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat