Ushqimet që dëmtojnë trurin

Shëndetësia

Ushqimet që dëmtojnë trurin

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 07:38

Truri është një ndër pjesët më delikate të organizmit të njeriut, prandaj është e rëndësishme që të kushtojmë një kujdes të veçantë ndaj tij. Disa produkte që janë të këshillueshme janë; avokadoja, manaferrat dhe çokollata e zezë mund ta përmirësojë shëndetin e trurit.
Duhet të bëni kujdes pasi ekzistojnë dhe produkte të tjera që kanë një rol negativ në ecurinë e tij.

Ushqimet që nuk duhet të konsumoni janë;

Fruktoza
Ushqimi, i cili e përmban një përqindje të lartë të fruktozës mund të ndikojë negativisht në shëndetin e trurit. Një studim ka konstatuar se fruktoza mund ta vështirësojë të mësuarit sepse prish ekuilibrin e punës së qelizave të trurit. Qelizat fillojnë në një mënyrë të ndryshme ta ruajnë energjinë e cila u nevojitet për mendim dhe mësim.

Yndyrat e ngopura
Pak yndyra të ngopura janë të pranueshme, por dieta e pasur me yndyra të ngopura mund ta rrisë rrezikun nga dementia. Një studim ka zbuluar se dieta e pasur me yndyra të ngopura mund të ndikojë negativisht në kujtesën afatshkurtër.

Kripa
Megjithatë, duhet ta dini se një numër i madh i ushqimeve përmbajnë kripë. Këto janë produktet e gatshme dhe gjysmë të gatshme. Kripën e gjejmë në bukë, ndërsa më të rrezikshmet për shëndetin janë produktet e mishit. Kripa e rrit nivelin e presionit të gjakut, që është e lidhur me rënien e funksioneve kognitive

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat