Mandarina një mbrojtëse e mirë ndaj anemisë

Shëndetësia

Mandarina një mbrojtëse e mirë ndaj anemisë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 22:02

Mandarinat cilësohen si një ndër agrumet të cilat për shkak të aromës dhe përmbajtjes të lartë të sheqerit kanë, si në brendësi të frutit, ashtu edhe në lëkurë. Mandarina njihet për përmbajtjen e vitaminave A, B, C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna.

Ai është tretës, freskues dhe me lëngun e tij prodhohet një limonadë shumë e mirë, që është e pranueshme edhe nga stomaku i fëmijëve. Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat, lulet, të cilat kanë po atë përdorim si tek portokalli dhe ndihmojnë sidomos në luftimin e infeksioneve.

Mandarina shërben për luftën ndaj anemisë dhe pastrimin e mykut të zorrëve.

Në sajë të përmbajtjes së vitaminave dhe një sasie të konsiderueshme hekuri, kura me mandarina është shumë efektive në pastrimin e gjakut dhe kurimin e anemisë. Ajo vazhdon për rreth një muaj, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra mandarina ose edhe më shumë.

Për të bërë të mundur që manderina të shërbejë në pastrimin e mykut të zorrëve është e nevojshme që të ndiqet një recetë e caktuar për 50 ditë si; 5 kokrra esëll, 4-5 kokrra në drekë, 3 kokrra pasdite dhe 2 kokrra para gjumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat