Depresioni shkaktar i sëmundjeve të mëlçisë

Shëndetësia

Depresioni shkaktar i sëmundjeve të mëlçisë

Më: 28 maj 2015 Në ora: 14:25

Sipas një studimi 10 vjeçar të kryer nga Universiteti i Edinburgh, rezulton se niveli i lartë i ankthit rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet e mëlçisë. Pjesë e studimit ishin faktorë të shumtë si, faktorë socialë dhe psikologjikë, si konsumi i alkoolit, obeziteti e diabeti.

Pjesë e studimit ishte një grup prej 165 mijë personash, të cilët u studiuan në lidhje me problemet mendore dhe psikologjike. Të dhënat treguan se, ekziston një lidhje e qartë mes gjendjes psikologjike të stresit e depresionit dhe shëndetit fizik të sistemit hepatik.

Në përfundim, shkencëtarët vunë re se ata persona që shfaqën shenja të larta depresioni dhe stresi kishin shumë më pak shance për t'i mbijetuar sëmundjeve fatale të mëlçisë.

Drejtuesi i studimit, Dr. Tom Russ ka thënë për gazetën britanike, "The Independent", se këto të dhëna janë prova të lidhjes së rëndësishme mes trurit dhe trupit dhe të efekteve dëmtuese të çrregullimeve psikologjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat