Një lajm i mirë për ata të cilët punojnë ditën e pinë natën

Shëndetësia

Një lajm i mirë për ata të cilët punojnë ditën e pinë natën

Më: 26 maj 2015 Në ora: 23:09

Sipas një sondazhi të ri të Universitetit të Kembrixhit, më shumë se 21 000 të punësuar në Mbretërinë e Bashkuar por jo vetëm, mund të pinë, të hanë dhe të bëjnë çfarë të duan në orët e vona të natës, mjafton që të bëjnë ato 7 orët vitale të gjumit gjatë natës.

Ata persona që nuk i mohojnë vetes jetën e natës por as gjumin, janë më produktivë se sa ata të cilët shkojnë në shtëpi për të fjetur që në orën 10 të darkës.

Jo vetëm që pagjumësia është një shkaktare për produktivitetin e ulët, por të rrish pa gjumë për një natë shkakton ndryshime në tru të ngjashme me ato që ndodhin pas një goditje në kokë.
Mungesa e gjumit sjell edhe një rrezik në rritje të sëmundjeve si Alzheimer, diabeti dhe Parkinsoni.

Truri kërkon gjumë për të pastruar veten nga substancat toksike. Pagjumësia ju bën të ashpër, pasivë dhe agresivë në zyrë. Konsumi i alkoolit, ushqimet e shpejta dhe pirja e duhanit, nga ana tjetër, nuk duket se bëjnë ndodnjë ndryshim. Ato në fakt konsiderohen si një lehtësim, pasi kënaqësia spontane është e mirë për ne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat