Rëntgeni digjital në Pejë pa filma

Shëndetësia

Rëntgeni digjital në Pejë pa filma

Më: 25 maj 2015 Në ora: 00:01

Në mungesë të filmave digjitalë, Rëntgeni në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në Pejë nuk ka funksionuar pothuajse asnjëherë.

Drejtues të kësaj qendre mjekësore thonë se tash e gjashtë muaj presin nga Ministria e Shëndetësisë që t'i sigurojë filmat, por deri tash një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Rëntgeni i digjitalizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në Pejë nuk ka funksionuar pothuajse asnjëherë. Krejt kjo në mungesë të filmave digjitalë.
Ekipi i transmetuesit publik e kishte të pamundur që të xhirojë brenda repartit për shkak se stafi i radiologëve është në pushim.
Mirëpo drejtori i kësaj qendre thotë se tash e gjashtë muaj, presin nga Ministria e Shëndetësisë që t'i sigurojë filmat.

“Ka gjashtë muaj që ëshët digjitalizuar radiologjia mirëpo jemi në pritje të prurjes së filmave nga ministria e shëndetësisë, ne me mjete vetanake I kemi siguruar disa fima mirëpo ato kanë qenë vetëm për raste emergjente”, tregon Hekuran Tigani – Drejtor I QKMF -së në Pejë .

Zyrtarët komunalë thonë se janë detyruar që t'i blejnë vetë një sasi të limituar të filmave digjitalë, pasi Ministria e Shëndetësisë nuk i siguroi asnjëherë gjatë këtij viti.
“Në vlerë prej 8.500 euro jemi detyruar që t'i blejm me buxhet të komunës disa filma digjital në mënyrë që të shfrytëzohet ai investim I komunës, mirëpo kjo sasi do të jetë e mjaftueshme vetëm për tre muaj, pastaj do të preim prap nga ministria.......” thotë Petrit Loci – Drejtor I departamentit të shëndetësis në Pejë .

Se kur do të furnizohet rëntgeni digjital me filma, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat