Si të largoni dhimbjen e kokës si me magji! Mendoni për trupin tuaj

Shëndetësia

Si të largoni dhimbjen e kokës si me magji! Mendoni për trupin tuaj

Më: 6 maj 2015 Në ora: 21:01

Pija, recetën e së cilës e e kemi shënuar më poshtë, kushton fare pak, kërkon shumë pak kohë dhe ka përfitime të shkëlqyera për organizmin. Nëse nuk ndiheni mirë, keni dhimbje koke, sapo jeni zgjuar pas një mbrëmjeje 'të çmendur', dëshironi të bini në peshë apo thjesht keni nevojë të freskoheni e njëkohësisht t'i bëni një nder trupit tuaj, kjo është pija e duhur.

1 lugë gjelle vaj kokosi përmirëson funksionimin e trurit, rregullon nivelin e glukozës.
1 filxhan kos pa yndyrë, ndihmon në tretje
1 lugë gjelle fara çia, të shkëlqyera për tretjen
1 banane e vogël, për potasium dhe për të ‘zbutur’ stomakun
Gjysmë filxhan spinaq për të larguar helmet nga organizmi
Gjysmë filxhan boronica, antioksidantë të fuqishëm
Mjaltë dhe kanellë për shije dhe për të ngritur humorin
2-3 kuba akulli
1 filxhan ujë kokosi ose thjesht ujë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat