Hani çfarë të doni, sot është dita që nuk ka dietë

Shëndetësia

Hani çfarë të doni, sot është dita që nuk ka dietë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 17:39

6 maji është dita e zgjedhur si "No Diet Day" (Dita që nuk ka dietë), prandaj të gjithë ato që janë me dietë sot është një ditë pushimi.

Në të gjithë botën sot ndalohet mbajtja e dietave dhe çdo person mund të konsumojë çfarë të dojë, kur të dojë, sa herë të dojë gjatë harkut kohor prej 24 orësh. Ky është eventi i 23, një ditë që ka lindur në vitin 1992 si një iniciativë e Mary Evans Young, themeluese e "Diet Breakers" dhe një ish anoreksike, dita u festua fillimisht në Londër dhe çdo vit e më shumë po bëhet mbarëkombëtare.

Mary ka deklaruar se ka menduar për një ditë pa dietë pasi zbuloi se një vajzë kishte vrarë veten pasi shokët në shkollë i thonin se ishte shumë e shëndoshë.

Qëllimi i kësaj dite është pranimi i peshës së trupit dhe sensibilizimi në lidhje me diskriminimin të cilit i nënshtrohen personat mbipeshë. Problemet me ushqimin janë shumë më të rënda tek personat e fiksuar me peshën dhe shpesh bëhen të rrezikshme për ta. Ndaj, sot zhdukni peshoret dhe ushqimet dietike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat