Përdorimi i aluminit dhe pasojat e tij

Shëndetësia

Përdorimi i aluminit dhe pasojat e tij

Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:20

Ne çdo ditë jemi në kontakt me aluminin pasi që ky element kimik gjendet në ushqim, kozmetikë dhe pije. Përdorimi i përditshëm i aluminit konsiderohet i rrezikshëm.

Alumini është metal i lehtë, i cili është element përbërës i korës së tokës, kjo do të thotë se alumini gjendet edhe në ujë, pemë, perime, erëza dhe çaj. Megjithatë, sasitë e aluminit me origjinë natyrore janë aq të ulëta, sa që nuk mund të shkaktojnë dëme te njeriu, transmeton arbresh.info.

Mirëpo, sa i përket aluminit në kozmetikë dhe ushqim atë mund ta gjejmë në deodoranta, pastën e dhëmbëve dhe kremra të ndryshme të lëkurës. Sidomos pas rrojës alumini përmes deodorantit depërton shumë lehtë në lëkurë.

Sipas një studimi të bërë në Gjermani, është zbuluar se sasia e përdorimit të aluminit nga njerëzit, është tre herë më e madhe se që duhet të jetë, dozat e mëdha të tij dëmtojnë sistemin nervor dhe embrionet. Ndërsa, sa i përket kancerit të gjirit ende nuk është e sigurt se a është alumini shkaktarë apo indikator për këtë sëmundje edhe pse sasi të jashtëzakonshme të aluminit janë gjetur në indet kancerogjene të gjirit dhe në trurin e pacientëve të prekur nga sëmundja Alzheimer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat