Ja cilat janë sëmundjet më misterioze në botë

Shëndetësia

Ja cilat janë sëmundjet më misterioze në botë

Më: 4 maj 2015 Në ora: 18:02

Ekzistojnë sëmundje të ndryshme në botë të cilat janë raste shumë të rralla dhe mbase nuk mund të kenë një kuro për parandalimin e tyre. Shumë njerëz janë dëshmitarë të vuajtjes nga sëmundje të ndryshme. Disa nga sëmundjet më misterioze në botë janë;

Morgelon
Sipas Fondacionit te Kerkimeve rreth Morgelonit, rreth 14.000 persona në të gjithë botën vuajnë nga ndjesia e zvarritjeve, pickimeve, djegies, kruajtjes dhe shpërthimi i fibrave të çuditshme blu, të zeza dhe të kuqe që karakterizojnë këtë sëmundje.

Kjo sëmundje gjithashtu shoqërohet në shumicën e rasteve me rraskapitje, humbje të përkohshme të kujtesës, dhimbje nyjesh dhe ndryshime të imazheve vizuale. Ky grupim simptomash u quajt Morgelon ne vitin 2002, nga një nënë e cila besonte se djali i saj dy vjeçar vuante nga kjo sëmundje.

Shumica e doktoreve besonin se kjo semundje mund te ishte nje forme iluzioni, gjate se cilit te semuret besonin se ishin te infektuar nga nje lloj paraziti.

Në këtë mënyrë, fibrat që shfaqeshin në mënyreëmisterioze në lëkurë mund të ishin thjesht ekzema apo zgjebe. Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara ka pranuar kohët e fundit se duhet bërë një kërkim shkencor intensiv rreth kësaj sëmundjeje të pashpjegueshme dhe që po prek gjithnjë e më shumë njerëz.

Progeria
Progeria është një sëmundje e lindur, pra një difekt apo dëm i fetusit. Të prekurit nga kjo sëmundje vdekjeprurëse kanë një pamje rrenqethëse, si pasojë e plakjes së parakohshme dhe zakonisht vdesin në moshën 13-vjeçare. Vonesa e thellë e rritjes fillon që në periudhën 9 ose 24 mujore dhe çon drejt zhvillimeve anormale të fytyrës si për shembull një fytyrë e vogël joproporcionale, fryrje, sy të dalë dhe nofull të pazhvilluar.

Simptomat e kësaj sëmundjeje janë të njëjtat me ato të plakjes që te njerezit normal vjen gradualisht dhe për një kohë shumë të gjatë. Fëmijët me progeria zakonisht vuajnë nga sëmundje që prekin moshat e mëdha dhe që shkaktojnë vdekje në të gjithe botën siç janë ato kardiovaskularet. Në shumicën e rasteve ata vuajnë nga hipertensioni, ataket kardiake, zemër e zmadhuar etj., të cilat janë raste që lidhen ngushtë me plakjen.

Alergjia e Ujit
E njohur se ka infektuar vetëm 30 persona deri në ditët e sotme, alergjia e ujit ose "aquagenic urticaria" është një rast ekstremisht shumë i rrallë sëmundjeje, por ekzistenca e saj është konfirmuar nga Bordi i Mbikqyrjes Mjekësore. Të prekurit duket se kanë alergji nga uji. Zakonisht ky çrregullim shfaqet në etapat e vona të jetës dhe shpesh si një pasojë e çekuilibrit hormonal që pason lindjen tek femrat.

Sindroma e theksit të huaj
Ata që vuajnë nga sindroma e theksit të huaj e gjejnë veten, duke folur në mënyrë të pashpjegueshme në një dialekt të panjohur. Janë regjistruar vetëm 60 raste të ketij fenomeni shumë misterioz. Mjekët e kanë shpjeguar këtë rast si problem psikiatrik, por në vitin 2002, shkencetaret e Universitetit te Oxfordit në Angli, zbuluan se të prekurit nga kjo sëmundje kishin të njëjtat anomali në tru që i shkaktonin ngritje të zerit në bisedë, zgjatjen e zanorëve dhe shumë çrregullime të tjera.

E qeshura e vdekjes
E qeshura e vdekjes, më shumë e njohur si Kuru, ka qenë një ekskluzivitet i disa njerëzve tribale në Guinenë e Re. Kjo sëmundje, e cila karakterizohet nga shpërthimi i papritur i të qeshurave manjake, ka qenë tema kryesore e të gjitha gazetave në vitin 1950 dhe tërhoqi doktorë nga e gjithë bota. Fizikanet amerikane dhe australiane observuan meshkuj dhe femra me gjymtyre qe i dridheshin, dhe qe qetesoheshin vetem ne gjume.

Fibrodysplasia ossificans progressiva (FOP)
Në vitin 1938, kur amerikani Harry Eastlack ishte vetëm pesë vjeç, theu këmbën. Fraktura nuk u ngjit në mënyre adeguate, ijet dhe gjuri i tij u ngritën për lart dhe në mënyrë shumë te çuditshme iu zhvillua një rritje shumë e madhe kocke në kofshe. Deri ne moshën 20-vjeçare, shtylla e tij kurrizore kishte filluar të shkrihej dhe të mpiksej në vetvete.

Ai vuante nga fibrodysplasia ossificans progressiva (FOP), një sëmundje shumë e rrallë e cila prek një në 2 milion njerëz si pasojë e së cilës të gjitha nyjet dhe ligamentet e trupit i nënshtrohen një lloj metamorfozeje të çuditshme, veçanerisht një transformim kockash.

Sindroma e Lizës në Botën e Cudirave
Sipas Manualit te Oxfordit te Mjekesise Klinike, te semuret me sindromen e Lizes ne Boten e Çudirave, i perceptojne objektet shume here me te vegjel seç jane ne te vertete.

Sindroma shoqërohet gjithashtu me dhimbje koke, migrenë dhe është emërtuar në bazë të librit "Liza në Botën e Çudirave" të Leëis Carroll, në të cilin Liza përjeton shumë eksperimente dhe ndjesi të çuditshme, të ngjashme me ato që perjetohen nga të prekurit me sëmundjen e micropsias.

Porphyria
Urina dhe jashtëqitja lejla e bëjnë sëmundjen porphyria shumë të neveritshme dhe të turpshme. Prophyria të çon drejt komplikacioneve në prodhimin e "heme", një proteinë vitale për qelizat e kuqe të gjakut dhe gjithashtu prek lëkurën dhe sistemin nervor.

Pica
Magpie (laraska), ose sipas emrit të saj latin Pica, mund të haje çdo gjë ashtu si edhe të sëmurët me sindromën Pica. Në shumicën e rasteve, të sëmureët mund të jenë gra shtatzana ose fëmijë zhvillojnë një oreks të çuditshëm për substance jo ushqimi, si për shembull bojë, argjil, plastelinë apo baltë ose thjesht produkte që konsiderohen si ingrediente ushqimore si oriz i pabëre, miell ose kripë.

Sindroma Moebius
Moebius është ekstremisht shumë e rrallë, gjenetike dhe karakterizohet nga paraliza e plotë e fytyrës. Të prekurit nga kjo sëmundje nuk mund ti mbyllin sytë, të shikojnë nga njera anë në tjetrën dhe as të formojne ndonjë shprehje fytyre. Shpesh here kjo sëmundje shoqërohet me anomali gjymtyrësh, këmbë të shtremberuara apo me mungesë gishtash. Sipas Fondacionit të Sindromës Moebius, shumica e rasteve janë të izoluar dhe pa histori familjare edhe pse te prekurit mund të jetojnë jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat