Solucioni për meshkujt që do të luftojë plakjen

Shëndetësia

Solucioni për meshkujt që do të luftojë plakjen

Më: 3 maj 2015 Në ora: 17:32

Cilësohet si produkti me potencial revolucionar në kujdesin për fytyrën. Është zhvilluar nga një grup shkencëtarësh dhe përshkruhet si serumi kundër plakjes më i përparuar në botë.

Produkti i luksit, “GeneU”, i cili kushton 600 paund, është një nga serumet më të shtrenjtë në planet. Rifreskuesi i përmuajshëm, i cili e shoqëron atë, kushton 300 paund; në total, duhen shpenzuar 4000 paund në vit për ta pasur atë.

Po pse është kaq i kushtueshëm? Teknologjia e zhvilluar nga një prej shkencëtarëve më të mëdhenj në Britani, Chris Toumazou, përdor një test të thjeshtë ADN-je për të krijuar një serum që i përshtatet çdo klienti.

Provat klinike kanë treguar se serumi redukton vijat dhe rrudhat, në masën 30 përqind, brenda 12 javësh.

Prodhimi i këtij produkti, i cili është frymëzuar nga themeluesi i grupit “Duran Duran”, Nick Rhodes, ka tërhequr deri më tani personazhe VIP si Princin Andrew, miliarderin audit, Sheikh Walid Al-Juffali dhe pasaniken amerikane, Ivana Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat