Ushqimet e fastfudit ju shkaktojnë prishje të dhëmbëve

Shëndetësia

Ushqimet e fastfudit ju shkaktojnë prishje të dhëmbëve

Më: 26 prill 2015 Në ora: 17:57

Një dentist ka kryer një studim lidhur me rreziqet që mund të vijnë nga ushqimet e shpejta, të cilat po konsumohen gjithmonë e më shumë. Sipas një studimi, ushqimet e fastfudit, kroasantët apo edhe ëmbëlsirat e paketuara mund të shkaktojnë dëme të mëdha në dhëmbët tanë. Për sa u përket këtyre ëmbëlsirave, ai thotë se kanë një përqendrim të madh të nivelit të sheqerit, i cili është tejet i dëmshëm.

Rreziku vjen edhe nga kokoshkat apo hamburgerat. Ndryshimi i temperaturës në gojë përshpejton procesin e dëmtimit të dhëmbëve. Studiuesit këshillojnë mënjanimin e kafeve apo çajrave dhe zëvendësimin e tyre me një çaj jeshil. Sipas studimeve, rreziku kryesor i dhëmbëve janë pijet e nxehta, të ftohtat, ushqimet e fastfudit dhe ëmbëlsirat e paketuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat