Cilat janë shenjat e para të shtatzënisë?

Shëndetësia

Cilat janë shenjat e para të shtatzënisë?

Më: 26 prill 2015 Në ora: 14:20

Shenjat e shtatzënisë variojnë nga një femër te tjetra, por disa janë të njëjta për të gjitha. Ja kryesoret!

Mbase keni kaluar një marrëdhënie seksuale pasionante dhe shtatzëninë nuk e kishit në plan, ose e kundërta, atë e kishit ëndërruar prej kohësh. Fakti është se ka ditë që ndiheni të çuditshme dhe nuk jeni në gjendje të njihni shenjat e një shtatzënie të mundshme. Kjo ndodh pasi shumë femra nuk i njohin shenjat tipike që tregojnë fillimin e një statusi interesant, për këtë, ne po përcjellim ato më të zakonshmet për ju. Nëse vini re praninë e të paktën gjysmës së këtyre shenjave së bashku, bëni një test shtatzënie dhe analizat e gjakut!

Vonesë e ciklit
Vonesa ose mungesa e ciklit menstrual është një nga shenjat e para dhe më të sigurta të shtatzënisë. Padyshim është e pamjaftueshme vetëm kjo shenjë, pasi cikli mund të vonohet edhe për arsye të tjera, si stresi, humbja e konsiderueshme e peshës ose ndryshimi i stinës.

Përzierja
Një shenjë tjetër e zakonshme e shtatzënisë janë të përzierat e mëngjesit që mund të ndiqen nga të vjellat, shpesh shqetësuese.

Dhembje koke
Edhe shenjat e tjera si për shembull dhembja e kokës mund të tregojë fillimin e një shtatzënie, sidomos në javët e para.

Rritje gjoksi
Më në fund gjoksi juaj është rritur pothuajse me një masë! Mrekulli? Jo, mund të jetë fillimi i një shtatzënie, veçanërisht nëse pjesa rreth thithave është bërë më e errët.

Lodhje ose përgjumje
Një shenjë tjetër mund të jetë lodhja dhe gjumi i vazhdueshëm, i ndjekur nga marrrje mendësh e lehtë.

Vajtja e shpeshtë në banjë
Ndieni shpesh se doni të urinoni, ndoshta edhe pak? Mund të jetë kist, por nëse bashkohet me shenjat e tjera të përmendura këtu, mund të tregojë fillimin e një shtatzënie.

Refuzimi apo dëshira për disa ushqime
Mos vallë disa ushqime në veçanti dhe aromat e tyre fillojnë të mos iu pëlqejnë dhe të tjera ju duken më të shijshme se zakonisht? Kjo mund të jetë një simptomë.

Humbje gjaku
Ndonjëherë, ngulitja e embrionit mund të shoqërohet nga disa humbje të vogla të gjakut.

Lëvizje në zorrë
Shtatzënia ndonjëherë shkakton kapsllëk ose diarre.

Hundë të zëna
Kjo zakonisht zgjat gjatë gjithë shtatzënisë. Zona e hundës dhe sinuseve është e bllokuar gjatë tërë kohës. Por zakonisht nuk ka mbledhje mukoze.

Ënjtje
Mund të provoni ënjtje te duart dhe këmbët. Kaviljet dhe kyçet mund të enjten edhe për shkak të rritjes së tensionit.

Gazra
Ky është një problem i shpeshtë, që ndikon te femrat gjatë shtatzënisë. Zorrët prodhojnë më tepër gazra se zakonisht. Kjo mund të jetë e parehatshme, por mundohuni t’i lëshoni gazrat nga trupi.

Luhatje humori
Rritja në qarkullimin e hormoneve mund të bëjë “kërdinë” me nervat dhe gjendjen tuaj shpirtërore. Do të përjetoni çrregullime të shumta humori. Femrat shtatzëna mund të kalojnë nga të lumtura në të mërzitura për pak minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat