Hudhra ngadalëson plakjen

Shëndetësia

Hudhra ngadalëson plakjen

Më: 21 prill 2015 Në ora: 10:28

Hudhra ofron mbrojtje për trurin kundër plakjes dhe sëmundjeve. Madje edhe mund të parandalojë sëmundjet neurologjike që lidhen me moshën si Alzheimeri dhe Parkinsoni.

Kërkuesit nga universiteti i Mizurit zbuluan se një karbohidrat në superushqimin është çelësi.
“Hudhra është një nga përbërësit më të konsumuar në ushqim”, tha Zezong Gu, profesor i asociuar i patologjisë dhe shkencave anatomike në Shkollën e Mjekësisë dhe njëkohësisht autor i studimit, të cilin e transmeton Gazeta Shqip.
“Shumica e njerëzve e mendojnë si një ‘superprodukt’ sepse përbërësit që përmbajnë squfur te hudhra janë të njohur si burim i shkëlqyer antioksidant dhe mbrojnë organizmin nga prekja prej sëmundjeve.
“Shkencëtarët ende po zbulojnë mënyra të ndryshme sesi trupi i njeriut përfiton prej hudhrës”, – tha ai. “Kërkimi ynë u përqendrua në një karbohidrat të prejardhur të hudhrës të njohur si FruArg dhe roli i këtij ushqimi bën përgjigje mbrojtëse për imunitetin.
Skuadra e Gusë analizoi aftësinë e përbërësit për të penguar – madje përmbysur – dëmtimin e qelizave të trurit prej presionit të ambientit rrethues. Ky presion mund të përfshijë procesin e plakjes, duhanpirjen, ndotjen, dëmtimin traumatik në tru ose konsumin e tepërt të alkoolit.
Mikroglia është qelizë imunitare në tru dhe palcën kurrizore që është linja e parë dhe më e rëndësishme e mbrojtjes në sistemin nervor qendror.
Ndryshe nga qelizat e pjekura të trurit, që rrallë rigjenerohen vetë, qelizat mikrogliale i përgjigjen prekjes nga sëmundjet dhe presioneve të jashtme, duke u shumëfishuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat