Shujtat familjare për shëndet mental më të mirë të fëmijës

Shëndetësia

Shujtat familjare për shëndet mental më të mirë të fëmijës

Më: 19 prill 2015 Në ora: 21:52

Shujtat e rregullta familjare janë të shkëlqyeshme për përmirësimin e shëndetit mental të fëmijës, veçanërisht të adoleshentëve, zbulojnë shkencëtarët amerikan.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 26000 adoleshentë në moshën prej 11 deri 15 vjeçare. Kanë plotësuar anketën e cila ka pasur pyetjet për frekuencën e shujtave familjare dhe marrëdhëniet me prindërit, por edhe detyrat e ndryshime të cilat zbulojnë gjendjen e shëndetit të tyre mental.

Rezultatet kanë treguar që shujtat më të shpeshta familjare kanë ndikim pozitiv në shëndetin e tyre mental. Kështu, fëmijët të cilët shpesh hanë më prindërit kanë pasur më pak probleme me sjelljen dhe kanë qenë më të zhvilluar emocionalisht.

Efektet pozitive të shujtave familjar kanë qenë të pranishme tek të gjithë fëmijët, pavarësisht moshës, gjinisë ose statusit socioekonomik të familjes.

“Rezultatet e hulumtimit nuk kanë befasuar aq shumë sepse dihet që familja ka rol të madh në zhvillimin e fëmijës”, përcjell EverydayHealth deklaratën e prof. Frank Elgara.

Shkencëtarët theksojnë që prindërit duhet ta shfrytëzojnë çdo rast për t’u shoqëruar me fëmijët, ndërsa shujtat familjare janë koha ideale për këtë gjë.

Atmosfera e relaksuar, shkëmbimi i mendimeve dhe bisedat janë pjesë e shujtës familjare, për ç’arsye kanë rëndësi të madhe në zhvillimin mental të fëmijës.

Madje edhe nëse nuk keni mundësi që çdo ditë në javë të hani shujtë së bashku, ndani të paktën një ditë në javë që kafjallin, drekën dhe darkën ta kaloni së bashku. Besoni apo jo, kjo do të ndihmojë që fëmija juaj të afrohet me ju, të njohë vlerat e vërteta jetësore, të rritet dhe zhvillohet pa vështirësi, si fizikisht, ashtu edhe emocionalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat