Efektet çudibërëse të luleshtrydhes së egër

Shëndetësia

Efektet çudibërëse të luleshtrydhes së egër

Më: 2 prill 2015 Në ora: 00:16

Luleshtrydhja e egër njihet për një sërë efektesh pozitive në shëndetin tonë. Gjethet e luleshtrydhes së malit janë të pasura me taninë, vaj eterik dhe flavonoide.

Frutat e freskët janë sidomos të pasura me vitamina C, gjithashtu kjo është një frut që është e pasur me acide, minerale si kalium, magnez, hekur, zink, mangan, bakër, fosfor dhe disa vitamina. Disa nga vetitë kuruesë të saj janë;

Rrënjët dhe gjethet e luleshtrydhes së egër mund t’i përdorim dhe prej tyre mund të përgatisim çaj për shpëlarjen e fytit, e konsumojmë edhe te vështirësitë në lukth dhe zorrë dhe në parandalimin e diarresë. Në bazë të disa të dhënave, ky lloj i çajit ndihmon edhe kundër verdhëzës.

Gjatë kohëve antike ajo është përdorur në shërimin e mëlçisë, çaji nga gjethet e luleshtrydhes së egër sugjerohet edhe për pastrimin e gjakut, e u ndihmon edhe personave që vuajnë nga nervat dhe atyre nga pagjakësia. E konsumojnë të sëmurit nga astma dhe bronkitisi kronik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat