Pijet energjike të ndalohen për të miturit

Shëndetësia

Pijet energjike të ndalohen për të miturit

Më: 2 prill 2015 Në ora: 00:09

Shumë njerëz janë të mendimit se këto pije duhet të ndalohen për fëmijët nën moshën 16 vjeçare për arsye se përmbajnë dozë të lartë të sheqerit dhe kafeinës, transmeton Mirror.

Në Britani, pas një hulumtimi rezultatet thonë që më shumë se gjysma e britanezëve pajtohen që këtyre produkteve të pijeve energjike t’u vihet një taksë shtesë, në mënyrë që të ulet përdorimi i tyre tek fëmijët.

Përveç alternativës së taksës, edhe ndalimi i shitjes tek fëmijët në mënyrë të rreptë ka fituar një mbështetje të madhe.

Shumë herë është raportuar për pasojat që këto pije mund të kenë te grupet e caktuara të njerëzve veçanërisht tek fëmijët./F.Sylka/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat