Rrahmani në konferencën për partneritet lindor për Tuberkulozin

Shëndetësia

Rrahmani në konferencën për partneritet lindor për Tuberkulozin

Më: 30 mars 2015 Në ora: 16:28

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani po merr pjesë në Konferencën ministrore për Partneritet Lindor për Tuberkulozin, që po mbahet në Riga të Letonisë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë ministrat e shëndetësisë nga vende të ndryshme të Evropës, delegacione nga organizatat dhe institucionet botërore të shëndetësisë si OBSH, Fondi Global, ECDC, etj.

Në margjinat e kësaj konference, Ministri Rrahmani takoi sot Zv. Ministrin e Shëndetësisë të Kroacisë Dr. Marijan Cesarik, të cilin e njoftoj mbi reformat që kanë filluar në shëndetësinë kosovare, sfidat dhe progresin që sjellin këto reforma.

Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve me theks të veçantë në fushën e ngritjes së kapaciteteve të punëtorëve shëndetësor në Kosovë, duke u bazuar në praktikat e mira të Kroacisë.

Dr. Cesarik i premtoj Ministrit Rrahmani, që Kroacia mbetet e përkushtuar për ndihmë sektorit shëndetësor të Kosovës, si dhe në angazhimin e tij për realizimin e vizitave zyrtare të krerëve të dy shteteve.

Konferenca në Riga, do të vazhdoj punimet me 30 dhe 31 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat