Ja çfarë shkakton vetmia

Shëndetësia

Ja çfarë shkakton vetmia

Më: 29 mars 2015 Në ora: 22:57

Mbyllja në vetvete është një element i cili është shumë i dëmshëm për jetën e njeriut. Sipas një studimi të kryer nga psikologët në Birmingam Young Univerity, në Utah, izolimi social rrit me 30 për qind rrezikun e vdekshmërisë.

"Efekti i vetmisë është krahasuar me atë të obezitetit, gjë që shëndeti publik po e trajtonm me seriozitet", është shprehur autorja e studimit Julianne Holt Lunstad.

Vetmia është një ndjesi që ndikon në organizmin e njeriut njëlloj si alkooli, duhani dhe obeziteti. psikologët e këtij studimi nënvizojnë se është shumë e rëndësishme që individët të kkenë marrëdhënie sociale dhe mungesa e një marrëdhënie të tillë të merret me seriozitet nga ana e mjekëve.

Gjatë studimit për periudhën 1980-2014, janë kryer rreth 70 teste, me rreth 3 milion pjessmarrës, përfundimet e të cilit ishin se vetmia dhe izolimi social janë të dëmshme për mbarëvajtjen e shëndetit të njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat