Dhjetë gjëra që ndikojnë në një zgjim të mirë në mëngjes

Shëndetësia

Dhjetë gjëra që ndikojnë në një zgjim të mirë në mëngjes

Më: 29 mars 2015 Në ora: 17:39

Mos jeni nga ata persona për të cilët kafeina paraqet një hap themelor herët në mëngjes? Në fakt, duhet të keni parasysh se disa zakone të tjera mund të jenë më efikase. Bëhet fjalë për konsumimin e disa ushqimeve, si mollë dhe çokollatë, por edhe disa strategji të tjera si ushtrimet fizike dhe dëgjimi i muzikës që janë të rëndësishme për t’u zgjuar mirë. Më poshtë do të njiheni me disa truke esenciale.
Uji
Duhet të hidhni poshtë mitet false mbi ujin, sepse ai është shumë i rëndësishëm për organizmin tonë dhe funksionet e tij nuk mund të nënvlerësohen. Trupi ynë është ndërtuar me pjesën më të madhe nga uji. Mund të mbijetohet rreth tri javë pa ushqim, por nuk arrihet të qëndrohet më shumë sesa tri ditë pa ujë. Fillojeni ditën tuaj duke pirë një gotë ujë, sepse mund të hidratoheni. Uji arrin vërtet t’ua nxjerrë më së miri gjumin e të përjetoni një zgjim të plotë.
Ushqimi
Ushqimi mund të konsiderohet si një zgjim natyral. Të ndieni aromën e një mëngjesi të mirë dhe pastaj ta konsumoni atë, është gjëja më ideale për ta lënë gjumin mënjanë. Nuk ka rëndësi se çfarë mund të hani, sepse në nivel shkencor është provuar se, marrja e karbohidrateve dhe e proteinave në organizëm, mund t’ju zgjojë mjaft mirë.
Molla
Molla përmban fruktozë, që është një sheqer natyral në gjendje për t’ju dhënë karikimin e duhur për t’u zgjuar në mënyrë optimale. Falë këtij sheqeri, ju mund të zgjoheni duke pasur në dispozicion rezervat e duhura energjetike. Ndër të tjera, molla është një burim i madh fibrash.
Çokollata
Ka shumë arsye për të ngrënë çokollatën. Një copë e vogël çokollatë mund t’ju japë energjinë për të cilën keni nevojë. Çokollata e ngrohtë për shembull, mund të jetë një alternativë e mirë kundër kafesë. Duke e konsumuar do të merrni menjëherë një rehati të pakrahasueshme.
Drita
Për ta filluar mirë ditën, ekspozohuni në dritë të diellit. Mbase në fillim mund të jetë e bezdisshme, por rrezet e arta janë esenciale për t’u zgjuar dhe për të ndenjur energjik përgjatë gjithë ditës.
Kripërat
Kripërat njihen veçanërisht për ndihmën që mund të japin pas përzierjes, por të rëndësishme janë edhe për t’u zgjuar. Me siguri, duke i përdorur, do të arrini që të merrni një efekt po aq të mirë sa edhe ai që mund t’ju japë kafeja.
Pijet energjike
Për të qëndruar aktiv përgjatë ditës, mund të pini pije energjike. Këto pije ju ndihmojnë që të zgjoheni shpejt. Mundohuni që mos të bëni një përdorim të shpeshtë.
Gjithçka që mund të bëhet një natë më parë
Edhe ajo çka mund të bëni një natë më parë mund të ndikojë te gjumi dhe te mënyra se si zgjoheni. Duhet të shmangni ushqimet e rënda dhe shkuarjen vonë në shtrat, ndërkohë është thelbësore që të keni zakone të mira, që mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni. Dedikojuni frymëmarrjes së thellë dhe leximit. Do të zgjoheni me siguri më mirë.
Ushtrimet fizike
Pak ushtrime fizike në mëngjes mund të jenë një ndihmë shumë e madhe. Nuk është e nevojshme të bëni kushedi se çfarë, por edhe pak shtriqje mjafton për t’u zgjuar dhe në të njëjtën kohë për të pasur shëndet të mirë. Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut dhe konsiston në zgjimin natyral.
Muzika
E keni me vështirësi që të zgjoheni? Provojeni me muzikën. Zgjimi me bazë notat muzikore, mund të jetë i rëndësishëm. Ndërkohë, ajo ndihmon edhe pas zgjimit, duke e dëgjuar në sfond, ndërkohë që laheni apo hani mëngjesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat