Drithërat, një mundësi e mirë për një jetë më të gjatë

Shëndetësia

Drithërat, një mundësi e mirë për një jetë më të gjatë

Më: 28 mars 2015 Në ora: 18:54

Drithërat janë një ushqim që janë cilësuar nga shkencëtarët si një mundësi e mirë për të zgjatur disa vite më shumë në jetën tuaj.

Ushqimi i pasur me drithëra dhe fibra zvogëlon rrezikun nga vdekja e hershme si pasojë e sëmundjeve kronike, përfshirë këtu kancerin, sëmundjet e zemrës, sëmundjet respiratore dhe diabeti.

Drithërat janë të pasura me fibra dietale dhe nutriente tjera si mineralet dhe antioksiduesit. Sipas shkencëtarëve nga Shkolla Publike në Harvard, konsumimi i një mesatareje prej 34 gramë me drithëra në ditë ndërlidhej me 17 për qind më pak rrezik nga vdekja e parakohshme apo e papritur.

Ushqimi i pasur me drithëra shoqërohej me 11 për qind më pak rrezik për t’u prekur nga sëmundjet apo për të vdekur si pasojë e sëmundjeve respiratore dhe 48 për qind më pak rrezik nga diabeti. Në ndërkohë, konsumimi i drithërave zvogëlonte rrezikun për 15 për qind dhe 34 për qind nga vdekja nga kanceri dhe diabeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat