“Sekretet” për të mënjanuar rrathët e zinj rreth syve

Shëndetësia

“Sekretet” për të mënjanuar rrathët e zinj rreth syve

Më: 26 mars 2015 Në ora: 17:02

Rrathët e zinj të syve janë pak të sikletshëm në përballjen me njerëzit. Ndoshta është mirë të shikoni se çfarë bëni gabim dhe t’i rregulloni në mënyrë që sytë tuaj të mos jenë të lodhur.

Ja disa këshilla.
1. Flini mirë dhe përmbushni orët e nevojshme të gjumit

Mungesa e gjumit ka tendencën ta bëjë lëkurën më të ndjeshme dhe redukton qarkullimin e gjakut për këtë arsye shkaktojnë rrathë të zinj poshtë syve. Nevoja për gjumë varion nga 7 – 9 orë në natë, por ky orar ndryshon për njerëz të ndryshëm. Nëse keni probleme me gjumin, atëherë mund të merrni vitamina adekuate për këtë gjë.

2. Provoni nëse jeni një person alergjik
Alergjia është një shkak i zakonshëm që çon në njollat e zeza poshtë syve. Nëse jeni person alergjik, atëherë kjo është rrënja e problemit tuaj. Njerëzit alergjik zakonisht kanë mungesë të vitaminës B6, acidit folik dhe vitaminës B12 dhe për këto arsye ata ndihen të lodhur dhe u shfaqen rrathët poshtë syve.

3. Ushqehuni mirë
Përpiquni të mbani një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, në mënyrë që të merrni vitaminat e nevojshme gjatë ditës dhe pini shumë ujë. Një mori problemesh kozmetike mund t’i atribuohen mungesës së vitaminave. Rrathët e zinj shpesh shkaktohen nga mungesa e vitaminës K ose antioksidantët e papërshtatshëm, gjithashtu edhe mungesa e vitaminës B12 shkakton rrathët e zinj.
Hani shumë fruta dhe perime, veçanërisht lakra, spinaq, dhe perime të tjera me gjethe jeshile. Merrni një shtesë vitaminash nëse është e nevojshme, si dhe pini sa më shumë lëngje frutash e perimesh që të nxisni qarkullimin e gjakut.

4. Shmangni pirjen e duhanit

5. Relaksohuni
Stresi dhe ankthi nuk ju lejojnë që të flini dhe të ushqeheni mirë. Lëkura ka tendencën për të përçuar të gjitha “sëmundjet” emocionale dhe fizike, kështu që fytyra dhe lëkura juaj do të duket më e lodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat