SHBA, s’ka më daltonikë. Syzet që korrigjojnë problemin u shpikën aksidentalisht

Shëndetësia

SHBA, s’ka më daltonikë. Syzet që korrigjojnë problemin u shpikën aksidentalisht

Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:57

Një shkencëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Universitetin e Berkeley ka zbuluar atë që mund të jetë shërim për të prekurit nga daltonia. Zgjidhja është zhvilluar në laboratorët e ‘Bay Area’ dhe studimet ishin fokusuar në një tjetër drejtim. Ato që duhet të ishin syzet për të përmirësuar performancën e kirurgëve në sallën e operacionit, në fakt janë bërë syze dielli En Chroma CX por që në të njëjtën kohë korrigjojnë daltoninë.

“Ne nuk kishim si synim që të krijonim syze për korrigjimin e daltonisë. E gjitha kjo ndodhi thuajse rastësisht. Ishim duke punuar syze për kirurgët. Pastaj një miku im erdhi në laborator për t’i testuar ato. Më pyeti nëse mund t’i marrë hua” tregon shkencëtari Don Mc Pherson. Marc Drucker është një mik i Mc Pherson dhe vuan nga daltonia. Ai ngatërron ngjyrat.

“Për mua ka qenë gjithmonë e vështirë që të njoh dritat e kuqe dhe të verdha të semaforit, i cili është një defekt gjenetik që e vuan prej 45 vjetësh. Sapo ai vuri syzet En Chroma, Drucker u habit: «Ej, këto kone janë portokalli!”, tha ai. Syzet i ofruan pacientit të prekur nga daltonia një botë me ngjyra, një botë ku pemët janë të verdhuara, lulet kanë një shumëllojshmëri ngjyrash dhe perëndimet të lënë pa frymë. “ Tani arrij që të kap të gjitha çuditë e botës. Deri më tani nuk kam qenë në gjendje që të dalloj ndryshimet”, shprehet i kënaqur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat