Tetë hapa që mund t’ju shpëtojnë nga sëmundja më e keqe

Shëndetësia

Tetë hapa që mund t’ju shpëtojnë nga sëmundja më e keqe

Më: 4 mars 2015 Në ora: 17:51

Ndaloni një moment dhe mendoni për zemrën tuaj, muskulin më të çmuar tuajin. Sëmundjet kardiovaskulare vranë 17.5 milionë në vitin 2012, që bëjnë 30% të vdekjeve. Ky është një lajm që ju rrit rrahjet e zemrës, por lajmi i mirë është se ka shumë mënyra për ta mbajtur zemrën të shëndetshme.

Kujdes yndyrën

Është një nga faktorët që çon në nivelin e lartë të kolesterolit në gjak… gjë e cila mund të shkaktojë ngushtim të arterive dhe atak kardiak.

Kujdes mbipeshën

Ka një lidhje të fortë mes sëmundjes së zemrës dhe të qenit mbipeshë. Jo vetëm kaq por, kur jeni mbipeshë rrezikoheni edhe nga dy tipe të diabetit, gjë e cila në vetë vete rrit rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe ka pasoja të shumëfishta.

Bëni ushtrime

Nuk jeni kurrë vonë për të bërë aktivitet sportive. Kjo ju ndihmon edhe të humbisni peshë si dhe keni përfitime për shëndetin e zemrës. Kjo edhe nëse nisni të ushtroni aktivitet sportive pas 40 vjeç.

Mos konsumoni mish të kuq

Reduktimi i sasisë së mishit të kuq rekomandohet nga shumë studime që tregojnë se sa më shumë të konsumoni një gjë të tillë aq më shumë jeni të rrezikuar nga zemra.

Kujdes me kripën

Sasia e tepërt e kripës rrit presionin e gjakut dhe si pasojë do të jeni të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës në moshë madhore.

Thuaji jo sheqerit

Sasia e madhe e sheqerit ju bën që të jeni të rrezikuar tre herë më shumë që të vdisni nga sëmundjet e zemrës. Gjithashtu sheqeri i tepër ju bën obez dhe shkakton diabet.

Më pak stres

Ndërkohë që përpiqeni të mbani zemrën të shëndetshme, duhet të kontrolloni dhe stresin. Hormoni i stresit ‘kortisol’ rrit rrezikun e problemeve me zemrën.

Stop duhanit

Duhanpirësit vdesin 10 vite më herët se sa jo duhanpirësit, tregojnë studime të ndryshme. Nëse ndaloni së piri duhan para moshës 40 vjeç, do të rrezikoheni 10 herë më pak nga problemet me zemrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat