Arsyet se pse nuk biem në peshë

Shëndetësia

Arsyet se pse nuk biem në peshë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 12:52

Zakone të ndryshme janë dhe pengesa kryesore që mund të kemi për të rënë në peshë dhe për të pasur forma të mira fizike. Arsye të ndryshme që mund të jetë për shkak të veseve ose ushqimeve që ne përdorim si;

Pajisjet
Studimet e fundit tregojnë se në qoftë se ato përdoren si duhet gjatë shujtës, pra piruni, luga dhe thika, atëherë do të hani 30 për qind më pak duke kontribuar në humbjen e peshës.

Numërimi
Numërimi i “kalorive të lëngshme”, nëse keni pirë pije të gazuara ose pije me sheqer, është sikur të keni konsumuar një shujtë. “Është gjithmonë më mirë për të pirë vetëm ujë në qoftë se dëshironi të humbni peshë”, thotë dietologia Felicia Stoler. Alkooli, gjithashtu nuk rekomandohet pasi shton peshën hap pas hapi dhe shpesh me verë ose birrë kombinohen ushqime jokalorike.

Kosi i frutave
Në pamje të parë ky mund të duket një produkt shumë i hëndetshëm por që në fakt ai është ni mbushur me fruktozë, kjo bën që truri të mos dërgojë mesazhin që jeni ngopur dhe kështu hani më shumë se që ju nevojitet.

Drithërat
Për mëngjes duhet të konsumoni dy të tretat e filxhanit me drithëra dhe jo një enë të mbushur plot qumësht ose kos. Kjo mënyrë e ngrënies së tepërt është pengesë për humbjen e kilogramëve.

Ushqimet e ndaluara
Nëse kufizoni karbohidratet, kur i konsumoni ato herën tjetër, do të hani së tepërmi. Pra, duhet të keni kujdes me këto gjëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat