Çrregullimi depresiv madhor

Shëndetësia

Çrregullimi depresiv madhor

Më: 3 mars 2015 Në ora: 21:46

Çrregullimi depresiv madhor i njohur si depresioni klinik, karakterizohet me humor depresiv, humbje e interestit për aktivitetet të cilat dikur i jepnin kënaqësi dhe motivim, rrënie ose shtim në peshë, probleme serioze me gjumin si pagjumësi ose gjumë i tepërt, debulesë dhe lodhje e theksuar trupore, vështirësi në përqëndrim, ndjenja e vazhduar fajsie e pabazuar e vetvetes dhe humbje e shpresës për të ardhmen.

Në disa raste pacientët kanë mendimin se jeta nuk ja vlen më të jetohet dhe kanë mendimin e vdekjes së afërt ose për t’i dhënë fund jetës. Shumë nga individët depresive manifestojnë mendime për vetëvrasje.

Mendimet e vetëvrasjes janë një urgjencë mjekësore që duhet vlerësuar maksimalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat