Të largosh stresin njëherë e përgjithmonë

Shëndetësia

Të largosh stresin njëherë e përgjithmonë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 21:42

Të largosh stresin njëherë e përgjithmonë nuk është e lehtë. Ata që e kaluan periudhën e pushimeve dhe i rikthehen punës janë më të favorizuarit për t’u prekur nga stresi, ndaj është mirë të dinë disa këshilla:

- Largoji veset e këqija: Nëse vesi juaj i keq është dehja, pirja e duhanit, apo të ushqyerit me ushqim të keq (apo kombinimi i të gjithave nga pak), sa më herët të kuptosh situatën dhe t’i largosh ato zakone, aq më shpejt trupi juaj do të tregojë shenja çlirimi dhe kështu bie edhe niveli i stresit.

- Qëndro i fokusuar: Njerëzit që mësojnë si të përballen me stresin shpejt kanë zbuluar se mënyra më e thjeshtë se si të jesh në binarë dhe për të ditur çfarë duhet bërë është të përgatitësh listën e gjërave që duhet bërë çdo ditë. Kjo të ndihmon kundër mungesës se koncentrimit që ke përjetuar së fundmi dhe e lejon mendjen të pushojë, duke liruar stresin.

- Bëj diçka:
Ata që janë të prekur nga stresi largohen nga aktivitetet sociale. Kjo nuk është shenjë e mirë. Lidhu me shokët e vjetër, lërë ndonjë takim kafeje apo shko në vendin ku ke bërë qejf përpara dhe kënaqu për disa orë. Kjo është gjë shumë e mirë dhe e duhur dhe nëse e bën rregullisht – s’është e thënë ta bësh për ditë – mund t’i zvogëloni nivelet e përgjithshme të stresit!

- Pastro: E njeh atë ndjenjën që kemi pasi kemi pastruar shtëpinë poshtë e lart shumë mirë? Një mënyrë shumë e shpejtë se si ta lirojmë stresin është thjeshtë të fillojmë të heqim pisllëkun, të pastrojmë. Pastroje një dhomë, shtëpi, tavolinë apo çkado qoftë, e kur të përfundosh do të ndjeni se u është larguar stresi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat