A i keni ditur vetitë shëruese të bimës menta?

Shëndetësia

A i keni ditur vetitë shëruese të bimës menta?

Më: 2 mars 2015 Në ora: 01:00

Menta është bimë që përdoret tashmë për një kohë të gjatë, për shkak të karakteristikave të saj shëruese. Bima gjatë historisë është kultivuar në Egjipt, e prej atje është përhapur në Evropë.

Fletët e mentës kanë një aromë të këndshme, si dhe një shije freskuese. Mu për shkak të shijes dhe aromës karakteristike, menta përdoret shumë në industrinë farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore.

Sa u përket dobive shëndetësore që na ofron menta, mund t’i numërojmë disa, siç janë zbutjet e pasojave të stresit. Menta është e mirë kundër depresionit dhe rraskapitjes mendore, ndërsa ndihmon edhe në rast të nervozizmit ose shqetësimit të përgjithshëm.

Menta më së shpeshti përdoret në formë të çajit, që bëhet nga fletët e thara të kësaj bime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat