Pse nuk ndalojmë dot së kruari?

Shëndetësia

Pse nuk ndalojmë dot së kruari?

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 18:36

Të gjithë e dimë që nëse nis të kruhesh në një pjesë të trupit, është e vështirë të ndalesh. Por sado të përpiqemi ta shmangim ndjesinë e kruarjes, nuk mund ta evitojmë. Madje mund të kruhemi aq fort, sa të shkaktojmë edhe ndonjë dëmtim të lëkurës.

Shkencëtarët e Universitetit të Uashingtonit duket se kanë gjetur shkaktarin e këtij problemi.

Ai quhet serotonin dhe është një hormon që lëshon trupi në momentin kur nisim të kruhemi.

Kruarja bën që truri jonë të lëshojë serotonin, i cili është një hormon që nxit edhe më shumë kruarjen.

Eksperimenti i kryer te minjtë nuk ishte i saktë si fillim, pasi trupi i tyre nuk prodhon serotonin.

Por në momentin që atyre i’u injektua serotonin, filluan të kruheshin në mënyrë të pandalshme.

Nuk është praktike që të bllokosh lëshimin e serotoninës, por studiuesit po eksperimentojnë me ndërprerjen e këtyre qelizave të cilat e transmetojnë sinjalin nga lëkura drejt trurit. Receptori 5HT1A është gjetur përgjegjës për lëshimin e neuroneve që shkaktojnë kruarjen.

Pasi shkencëtarët bllokuan këtë receptor, ata konstatuan që minjtë filluan të kruheshin më pak.

Zhou Feng Chen, drejtuesja e këtij studimi tha se serotonina lëshohet si pasojë e një dhimbje rastësore që mund të kemi, por më pas shkakton kruarje.

“Serotonina është një hormon, i cili parandalon dhembjen. Por duke qenë se nervat ndijorë të dhimbjeve dhe atyre të kruarjes kanë kanale të ngjashme, megjithëse specifike, shpesh ndodh që serotonina të mos kryejë funksionin e saj natyral si parandalues dhimbjesh, por të shkaktojë më shumë kruarje”, tha Chen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat