Nëse ngriheni gjatë natës, humbni produktivitetin

Shëndetësia

Nëse ngriheni gjatë natës, humbni produktivitetin

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 19:56

Shëtitjet e natës deri në banjë janë të dëmshme për produktivitetin e tuaj, ka treguar hulumtimi i kryer në Universitetin Maastricht.

Gjatë hulumtimit janë kontrolluar 385 meshkuj dhe 261 femra që i kanë këto probleme dhe është testuar aktiviteti i tyre dhe produktiviteti në punë.

Është treguar që njerëzit të cilat vuajnë nga nokturnia, siç quhet kjo sindromë, kanë produktivitet të reduktuar të punës për madje 24 për qind, çka është më shumë se humbja e produktivitetit te personat që vuajnë për shembull nga astma ose sëmundja kronike obstruktive e mushkërive.

Nokturia prek gati një të tretën e personave të rritur, por zakonisht shikohet si problem më i vogël, i cili nuk është aq i rëndësishëm për shëndetin dhe aktivitetin. Por, nokturia ndikon negativisht edhe në gjumë dhe aktivitetet ditore dhe veçanërisht në produktivitetin e punës.

Ekspertët u rekomandojnë të gjithëve që zgjohen një apo më shumë herë gjatë natës për të shkuar në banjë të kërkojnë ndihmën e mjekut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat