Si të pastroni mëlçinë

Shëndetësia

Si të pastroni mëlçinë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 18:13

Mëlçia është një nder organet më të rëndësishme të trupit tonë, ajo në fakt merret me metabolizmin dhe substancat e gëlltitura nga trupi ynë qofshin këto ushqime, ilaçe apo toksina.
Pikërisht për këtë arsye herë pas here është mirë që të ndihmoni mëlçinë tuaj në mënyrë që ajo të mos "lodhet' shumë. Shpesh ndodh të dëgjoni se ekzistojnë strategji madje edhe integrator për të stimuluar funksionet hepatite por në të vërtet nëse nuk keni një nevojë reale apo patologjike nuk është e nevojshme, madje do të jepni efektin e kundërt, një mëlçi të mbi ngarkuar me "punë". Shihni me detaje si të pastroni mëlçinë.

Për të pastruar mëlçinë fillimisht duhet të evitoni se ngrëni ushqime me shumë yndyre, të pasura me ngjyrues dhe konservant, behet fjale për substanca të vështira për të larguar. Edhe ilaçet, është mirë ti evitoni sa më shumë të jetë e mundur kur nuk janë te nevojshëm për shembull nëse keni një dhimbje koke dhe dhimbja është e durueshme evitoni të merrni ilaçe.

Evitoni konsumin e tepërt të alkoolit dhe në mënyrë të veçantë kur dëshironi të pastroni mëlçinë duke i evituar totalisht për një fare kohe. Mbase do të duket e çuditshme por duhet të evitoni edhe aromat e parfumeve të ambientit, deodorantët, larësit, insekticidet sepse përmbajnë substanca toksike.

Në mënyrë të veçante për sa i përket ushqyerjes janë për t’u evituar edhe ushqimet e tymosura gjithashtu edhe përdorimin e tepërt të kripës. Konsumoni shumë fibra, fruta dhe perime dhe në mënyrë te veçante karcof, lulelakër, mollë, boronica, vaj ulliri etj. Se fundi praktikoni shumë aktivitet fizik jo vetëm për pastrimin e mëlçisë por dhe për shumë të mira të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat