Kirurgjia plastike është si një “burka e punuar nga mishi”

Shëndetësia

Kirurgjia plastike është si një “burka e punuar nga mishi”

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 16:53

Femrat që iu nënshtrohen kirurgjisë plastike janë duke vënë një “burka nga mishi”, thotë një dokument i Vatikanit i cili gjithashtu paralajmëron se procedurat kozmetike “amputojnë” shprehjet njerëzore të fytyrës.
Dokumenti diskutues, i përpiluar nga një panel i këshilltareve femra në Këshillin Papnor për Kulturë para një takimi në Romë gjatë kësaj jave, thotë se kirurgjia plastike është “agresive” ndaj identitetit femëror dhe mund të lidhet me çrregullimin në të ushqyer dhe me depresionin.

Procedurat kozmetike të motivuara nga kotësia janë “një prej shumë manipulimeve të trupit që eksplorojnë limitet e tij në lidhje me konceptin e identitetit” në botën moderne, thotë dokumenti.

“Kirurgjia plastike që nuk është mediko-terapeutike mund të jetë agresive ndaj identitetit femëror, që tregon një refuzim të trupit”, thonë shkruesit e këtij dokumenti.

Dokumenti, i titulluar “Kulturat e Femrës: Barazia dhe Dallimet”, citon gjithashtu një femër duke thënë: “Kirurgjia plastike është sikur një burka e punuar nga mishi”. Thotë se ky përshkrim “i ashpër” dhe “i mprehët” tregon se si procedurat kozmetike limitojnë shprehjet e fytyrës, duke ulur kështu fizikisht shkathtësinë e femrës për të ndjerë me të tjerët.

Shkruesit e dokumentit adresojnë edhe rolin e grua përbrenda Kishës Katolike, duke thënë se ato janë përjashtuar nga pozita të rëndësishme pavarësisht se pjesa tjetër e botës është duke avancuar në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat