Përdorimet e befasishme të majonezës

Shëndetësia

Përdorimet e befasishme të majonezës

Më: 29 janar 2015 Në ora: 17:07

Heqja e çamçakëzit nga këpucët dhe shpëtimi i pjesëve të drunjta, pasi janë lagur, janë vetëm dy nga sekretet e përdorimit të majonezës. Ja se çfarë mund të bëni me aleatin tuaj të pastërtisë, jo kimik.

- Kur vëreni pluhur të mbledhur mbi lulet tuaja me gjethe të mëdha, bëjini më të shkëlqyeshme dhe “ushqejini” ato me pak majonezë të vendosur në një pecetë. Kalojeni këtë të fundit mbi to, në të njëjtën mënyrë sikur fshihni pluhurat, me delikatesë. Ky veprim do të rrisë forcën e procesit të fotosintezës së tyre.

- Nëse mes banorëve të shtëpisë tuaj ka edhe “piktorë” të vegjël, që “veprat” e tyre të artit të tyre i lënë nëpër mure, bëni një frymëmarrje të thellë dhe drejtojuni kavanozit të majonezës. Ajo do t’ju ndihmojë që të fshini vizatimet nga muret. Aplikojeni në zonën e ngjyrosur dhe lëreni të qëndrojë ashtu për pak minuta.

Më pas, pastrojeni atë me një leckë të lagur dhe lëreni të thahet. Nëse grafiti është i llojit vernik, mos e përdorni këtë metodë, por fshihuni të vegjëlve tuaj pastelet.

- Majoneza mund të përdoret edhe si lubrifikant për menteshat dhe bravat e dyerve. Hidhni pak nga ajo te zonat që kanë nevojë, pasi të keni hequr vidat. Pastrojini tepricat e kësaj salce rreth menteshave me një leckë të lagur.

- Etiketat e bezdisshme të çmimeve, sidomos poshtë këpucëve apo objekteve të tjera të sapoblera, do të kthehen vetëm në një kujtim të keq, nëse do të përdorni pak majonezë për t’i hequr një herë e përgjithmonë.

- Falë majonezës, ju mund të eliminoni shenjat e ngelura të ujit mbi sipërfaqet e drunjta. Mjafton që të shpërndani pak majonezë mbi zonat e hijeve që ka lënë uji dhe lëreni ashtu për pak minuta. Pastrojeni dhe bëni një psherëtimë të thellë shpëtimi!

- A ju është ngjitur ndonjëherë ndonjë çamçakëz te këpuca, atletja, sandalja etj.? Përpara se të hyni në shtëpi dhe të bëni pis gjithë shtëpinë, hidhni mbi çamçakëzin e ngjitur pak majonezë dhe sigurohuni që ta hiqni komplet atë. Do t’ju mjaftojnë vetëm pak minuta …

- Majoneza mund t’ju ndihmojë që të restauroni mobiliet tuaja pa harxhuar një pasuri të tërë. Nëpërmjet aplikimit të majonezës, ju mund t’i bëni mobiliet tuaja të plasaritura si të reja, duke qenë se ajo ndihmon në bymimin, rrafshimin dhe shkëlqimin e tyre. Përsëriteni këtë aplikim, nëse është ende i nevojshëm.

- Kërkoni një balsam intensiv për flokët tuaj? Provoni majonezën. Aplikojeni në flokë të lagur, krihini dhe mbështillini me një kapuç plastik. Lëreni të veprojë në këtë mënyrë për 20-30 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Majoneza përmban vajra vegjetale që i bën flokët të butë. Ndërsa veza e gjendur në të, i lëmon dhe i forcon ata. Është mirë që të përdorni një majonezë të cilësisë së mirë, në mënyrë që flokët të mos marrin erë të keqe dhe rezultatet të jenë sa më të mira.

- Për t’i bërë tastet e pianos të duken si të reja, mjafton thjesht që të aplikoni pak majonezë nëpër to. Prisni pak minuta, më pas fshijini me një leckë.

- Nëse ju ka ngecur një unazë në ndonjë gisht, përdorni menjëherë majonezën dhe shpëtoni.

- Edhe për ta bërë fytyrën të butë dhe të lëmuar, përdorni majonezë. Mjafton ta lini të veprojë për 10-20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat