A e zbuloi tetëvjeçarja kurën e kancerit?

Shëndetësia

A e zbuloi tetëvjeçarja kurën e kancerit?

Më: 29 janar 2015 Në ora: 13:18

Prindërit e një vajze tetëvjeçare pohojnë se e bija e tyre ka zbuluar një metodë kurimi të kancerit, derisa një mbrëmje po bisedonin së bashku rreth kësaj sëmundje, që çdo vit merr mijëra jetë njerëzish nëpër botë.

Camilla Lisanti, nga Mançesteri i Britanisë së Madhe, po hante darkë kur babai i saj, Michael, një shkencëtar hulumtues për shërimin e kancerit, e pyeti se si ajo do të kishte vepruar për të kuruar kancerin.

Fëmijë tetëvjeçar mendoi për një moment dhe pastaj sugjeroi përdorimin e disa antibiotikëve, njëjtë sikur kur ajo ka dhimbje të fytit.

Profesor Lisanti dhe gruaja e tij, Federica Sotgia, po ashtu një shkencëtare e Ekipit hulumtues kundër kancerit në Universitetin e Mançesterit, kanë testuar teorinë e vajzës në laboratorin e tyre, dhe ishin të habitur kur disa antibiotikë të lirë dhe të përdorura gjerësisht shkatërruan qelizat kancerogjene.

Disa antibiotikë furnizuan qelizat e shëndosha me energji dhe bllokuan qelizat që krijojnë tumoret dhe kanë nivel të lartë të “mitochondria”, që e mban të gjallë kancerin në trupin e njeriut.

Ç'është më e rëndësishmja, antibiotikët nuk i dëmtojnë qelizat e shëndetshme, shkruan “The Independent”.

Profesor Lisanti tani beson se antibiotikët mund të provohen si një metodë e lirë dhe e sigurt në trajtimin e kancerit, falë sugjerimit të vajzës së tij.

"Vajza jonë na ka dëgjuar duke folur shumë për sëmundjen, prandaj ne si prindër kemi menduar se do të ishte kënaqësi për të testuar edhe atë që ajo mendonte për terapi të kancerit”, tha Lisanti për Daily Mail.

"Mendova se është një gjë shumë naive të mendojmë se mund të kurohet kancerin me antibiotikë, por në fund të ditës Camilla kishte e drejtë. Ajo zakonisht ka shumë të drejtë për gjërat, gjithmonë ka një përgjigje që ka kuptim”, tha i ati i vajzës.

Por edhe pse premtues, zbulimi i vajzës tetëvjeçare ka mbetur i testuar vetëm në laborator, por për të qenë legal duhet të merr të drejtën të testohet edhe në njerëz, si metodë e re për kurimin e kancerit.

Po ashtu, doktori Alan Worsley, zyrtar i lartë i komunikimit në Institutin Kërkimor të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë për “The Independent” se nuk ka asnjë tregues nga kjo punë që këta antibiotikë të veçantë do të vrasin qelizat e kancerit në pacientët, ose çfarë lloj efekti anësore mund të kenë.

“Disa antibiotikët kanë qenë të njohur që të kenë efekte anti-kancer që nga vitet 1960 dhe janë një pjesë e mirë e trajtimit të kancerit në ditët e sotme, së bashku me kimioterapi të tjera”, duke minimizuar në njëfarë mënyre pretendimet e dy prindërve shkencëtarë të vajzës tetëvjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat